Lideri Mbi NëNçMimin E Kuranit Persian Sub Albanian
07-12-2010
Ajetullah Udhma Ali Khamenei
Ngjarja e ofendimit të Kuranit dhe të Profetit të nderuar të Islamit (savs) megjithë hidhërimin e madh me vete mbart edhe një mesazh të gjerë që është \" Nga dita në ditë, shtohet gjithnjë e më shumë ndriçimi i Kuranit... Show More >>Ajetullah Udhma Ali Khamenei
Ngjarja e ofendimit të Kuranit dhe të Profetit të nderuar të Islamit (savs) megjithë hidhërimin e madh me vete mbart edhe një mesazh të gjerë që është \" Nga dita në ditë, shtohet gjithnjë e më shumë ndriçimi i Kuranit Famëlartë\".
Së treti: Të gjithë duhet ta dinë se ngjarja e ditëve të fundit nuk ka të bëjë aspak me kishën dhe krishterimin dhe lëvizja e disa priftërinjve injorantë nuk duhet të regjistrohet si veprim i të krishterëve. Ne myslimanët kurrë nuk do të përgjigjemi me të njëjtin veprim duke ofenduar simbolet e shenjta të feve të tjera. Krijimi i përçarjes mes myslimanëve dhe të krishterëve në këtë mes, nuk është gjë tjetër veçse pikësynimi i hartuesve të kësaj ngjarjeje të turpshme. Përveç kësaj, ajo çka në mëson Kurani mbi këtë çështje është krejtësisht e kundërta e asaj që synon armiku.
Së katërti: Sot të gjithë myslimanët e botës i janë drejtuar qeverisë amerikane dhe politikanëve të saj, të cilët nëse me sinqeritet pretendojnë se nuk kanë ndërhyrë në këtë ngjarje, atëherë duhet tu japin dënimin e merituar elementëve shkaktar të këtij krimi të madh (djegies së Kuranit), që kanë hidhëruar zemrat e 1.5 miliard myslimanëve në botë. Show Less >>